Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe, një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës do t’i bashkohen votimit për zgjedhjet e 11 qershorit.
Indeksonline ka siguruar listën e shteteve të cilat kanë aplikuar për këto zgjedhje parlamentare.
Numri total i aplikacioneve del të jetë 20.354 prej tyre të pranuara janë 15.118 ndërsa të refuzuara 5236.
Shteti i cili prinë me më së shumti kërkesa është Zvicra. Nga ky vend kanë aplikuar më shume se 5000 shqiptarë. Pas këtij shteti është Gjermania me rreth katër mijë aplikime. Shumë afër shteteve që flasin gjuhën gjermane është Serbia. Nga Beogradi kanë ardhur 4395 aplikime nga të cilat janë pranuar 1919 sosh. Kurse nga dy fuqitë e mëdha botërore, Amerika dhe Anglia kanë ardhur afro një mijë aplikime.
Mirëpo, në listën për të votuar në Kosovë kësaj here janë përfshirë edhe disa shtete që shqiptarët aty numërohen në ‘gishta’; Japonia, Somalia, Izraeli, Haiti, Uganda…
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpenzuar 2 mijë e 300 euro për zarfe dhe aplikacione për ata që votojnë nga diaspora.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...