Google ADS

Ky është numri i votuesve dhe buxheti për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë Veriore

10:52 | 24 Tetor 2020
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën Veriore.

Drejtori ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Yll Buleshkaj, njoftoi lidhur me numrin e votueseve dhe buxheti që do ju kushtojë të dy komunave në zgjedhje më 29 nëntor.

“Dje e kemi pranuar numrin e votuesve për Komunën e Mitrovicës Veriore janë 23 mijë e 80 votues të regjistruar dhe shpenzimet për person është gjysmë euro, e që në total do t’i kushtojë 11 mijë e 590 euro”, tha ai.

“Gjithashtu në Komunën e Podujevës numri i votuesve është  87 mijë e 863 votues që kanë të drejtë të votojnë në Podujevë. Dhe buxheti 43 mijë 931 euro e 50 centë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme