Gjermania ka dëbuar vitin e kaluar në vendet e origjinës pak më shumë njerëz se vitin e parë të pandemisë, por dukshëm më pak se vitet e kaluara.
Në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime me rreth 400 vetë. Këta persona janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar nga shteti gjerman.
Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin e kaluar (10.800 vetë), kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e Coronës, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sipas njoftimit të Ministrisë Federale shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1.116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania. /albinfo.ch/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?