Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 22 tetorit për kuvendet komunale.
E deri me tani në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa kanë arritur 50 ankesa nga kandidatët e partive të ndryshme.
Mirëpo, Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it për Indeksonline ka thënë se ky numër vazhdimisht po ndryshon.
“Numri i ankesave variron nga çasti ne çast. Deri me tani janë paraqitur diku rreth 50 ankesa” ka thënë Desku.
Ai ka shtuar se kandidatët dhe subjektet politike kanë afat 24 orë.
“Kandidatët dhe subjektet politike kane afate 24 ore për paraqitjen e ankesave prej sot ne ora 12:00 deri nesër ne 12:00. Afati për te vendosur lidhur me këto ankesa nga PZAP-i është 72 ore prej momentit te përfundimit te afatit për paraqitjen e ankesave, prej nesër datë 10.11.2017 ne ora 12:00 deri ditën e hënë me datën 13.11.2017 ne ora 12:00” ka thënë Desku.
Ish-kreu i Kushtetueses: Qeveria s’e shpall Listën Serbe si ...
Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Gjesti tërheq zvarrë edhe Xhenetën, kjo shpërthen në vaj
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane