Google ADS

Ky është niveli ndotjes së ajrit në Prishtinë

07:31 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas reshjeve të borës, mbrëmë në Prishtinë ndotja e ajrit ka qenë në nivel më të mirë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 23.00, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.

Ditëve të fundit, Prishtina serish nisi me përballjen me ajrin e ndotur sikurse vitin e kaluar. Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme