Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende-vende me vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë celsius.
Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius.
Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënojë ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...