Ky është moti për këtë javë

09:04 | 5 Shkurt 2018
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së të mërkurën nuk përjashtohen mundësitë për riga lokale të shiut.

Në fundjavë ka tendenca pë reshje të intensitetit mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme