Ky është moti për këtë javë

07:37 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve javës fushat  me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të jenë të pa qëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa  maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme