Sipas Prishtina Weather, fillimi i javës me mot të freskët, mundësi për reshje të dobëta shiu. Nga mesi i javës mot më stabil, me kthjellime dhe më ngrohtë.
14.07.2019 – Në fillim të javës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, derisa masa më të ftohta ajrore kanë filluar të depërtojnë nga Europa qëndrore. Do të mbajë mot më i freskët dhe i ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu.
Nga mesi i javës nga Europa qëndrore fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil, me kthjellime dhe diell. Depërtimi i masave më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të të rrisë gradualisht temperaturat përreth vlerave mesatare.
Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë temperaturat do të vazhdojnë të rriten tutje mbi vlera mesatare.
15.07 – Freskët, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
16.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
17.07-18.07 – Të mërkurën, kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën e enjte më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransira lokale.
19.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit, pas rënie gradualisht do të rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e maksimalet do të rriten nga 22C deri në 29C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-9m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...