Vorbulla ciklonike që ka depërtuar mbi Itali, me të ftohtin dhe reshjet e borës që solli në disa pjesë të rajonit, ditëve në vijim do të zhvendoset në lindje në jug të rajonit tonë, ku do të vazhdoj të sjellë në vendin tonë kushte për mot të ftohtë dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Në fundjavë, janë rritur mundësitë për një tjetër depërtim të të ftohtit nga Arktiku, që mund të bie reshje të borës edhe në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga 3C deri në 4C, e maksimale nga 5C deri në 8C, e në fillim të javës së ardhshme do të zbresin tutje deri në 4C, e minimalet edhe deri në -2C.
Ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.
Ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vonë gjatë natës priten reshje bore, që në orët e para të ditës së hënë do të pushojnë.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...