Ministria e Shëndetësisë ka publikuar manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19, duke thënë se ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infektimit me COVID-19.
MSh thotë se ky manual është dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut.
“Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues tjerë specifikë dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhënat më të reja shkencore. Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha Institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Manualin mund ta lexoni KËTU.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...