Nisma AKR dhe PD janë koalicioni i parë që do të dorëzohet zyrtarisht në KQZ, tash kur për këtë ka mbetur vetëm edhe një ditë afat. Kjo po i jep fund, lajmeve se ky koalicion mund t’i bashkëngjitet para zgjedhjeve ndonjë partie të madhe politike, siç është PDK-ja apo LDK-ja. Pra, koalicioni NISMA, AKR dhe PD shkon në zgjedhje me kandidaturën e Fatmir Limajt për kryeministër, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Po ne sot do të dorëzojmë në KQZ listën e koalicionit që kemi në këto zgjedhje me Nismën e PD-n. Tashmë janë kryer të gjitha procedurat, vetëm ka mbetur që të dorëzohet zyrtarisht”, bëri të ditur Zyberaj.
Partitë politike kanë kohë vetëm edhe nesër deri në ora 00:00, që të zyrtarizojnë dhe dorëzojnë koalicionet parazgjedhore.
Deri më tani, edhe pse kanë nënshkruar marrëveshje, AAK dhe PSD nuk e kanë dorëzuar atë në KQZ.
Diskutabile ka mbetur se a do të shkojnë të ndara apo bashkë edhe Vetëvendosje dhe LDK, që për këtë çështje kanë pasur edhe sot takim.
Në anën tjetër, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë bashkuar në koalicion parazgjedhor, derisa, këtyre së fundmi iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.
Sidoqë të vendoset, nëse dalin bashkë apo të vetme në zgjedhje, partitë politike në Kosovë kanë kohë vetëm deri të premten që të deklarojnë koalicionet. Nga KQZ kanë bërë të ditur se asnjë koalicion parazgjedhor nuk është deklaruar deri më tani.
Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator derisa zgjatë deri më 5 tetor. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë është caktuar të mbahen me datën 6 tetor.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit