Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.
Duke punuar që disa vite Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, prof.dr. Emin Krasniqi – veprimtar i shquar dhe themelues i degës së PDK-së në Kamenicë, i cili do ta mbështesë pa rezervë Gashin dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës.
Gashi gëzon një mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe Kosovës, ndërsa më 22 tetor, qytetarët e Komunës së Kamenicës, pa dallime partiake do ta mbështesin dhe votojnë atë për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...