Partitë Politike ditë më parë kanë dorzuar në KQZ listat për kandidat për kryetar të komunave dhe asamblist, shkruan arbresh.info
Partia e Fatmir Limajt “Nisma për Kosovën” do të garoj e vetme në zgjedhjet komunale ku dhe ka bërë prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave.
Kandidat për kryetar të komunës së Kaçanikut nga kjo parti do të jetë Agim Çaka, ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka falënderuar kryesin e partisë për besimin e dhënë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të nderuar miq,posaçërisht ju të nderuar Kaçanikas!
Gjithmonë duke dashur të jem korrekt ndaj jush, edhe pse emri im ka kohë që është përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës,tani mund të ju njoftoj,se zyrtarisht jam i nominuar si kandidat për kryetar të komunës nga subjekti politik NISMA për Kosovën.
Vlerësoj shumë besimin që ma dhanë kryesia e partisë,gjithashtu edhe kryesia e degës në Kaçanik.
Kam mbështetjen e familjes,miqve ,shokëve dhe jam krenar që në këtë fushatë do të prezantoj para jush vlerat e mia si individ dhe programin e NISMA’s për Kosovën në veçanti.
Ju premtoj që do të zhvilloj një fushatë korrekte,model risi të të bërit fushatë,dhe shpresoj që zëri im do të arrij tek secili votues i cili pastaj me vullnetin e tij do të vendos.
Do të jem zëri i arsyes.
Do të jem zëri i vendosmërisë.
Do te jemi zë I fuqishëm për ndryshim bashkë me ekipin tim të cilët do të jenë kandidat për asamble komunale!
Faleminderit!
I juaji A.Ç!
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë