Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi i cili dyshohet se vrarë një person në Prizren, shkruan Arbresh.info.
Sipas Policisë i dyshuari i rastit është 51 vjeçari Aziz (Hashim) Gashi, i cili siç thuhet në njoftim, pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim te panjohur.
“Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.”, njofton Policia.
“I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tij.”, thuhet tutje.
Policia bën të ditur se i dyshuari dyshohet të jetë i armatosur dhe ndalimi I të njëjtit është me rrezik.
Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise .Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .
Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.
Kujtojmë që dje, në lagjen Arbana të Prizrenit ka ndodhur një vrasje si pasojë e të shtënave me armë./Arbresh.info
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...