I arrestuar mbi 30 herë nga policia, pjesëmarrës në dhjetëra protesta, pjesëtar i UÇK-së, UÇPMB-së…, i lënduar disa herë, një pjesë të kohës të kaluar nëpër burgje, Sali Zyba është i gatshëm sërish të protestojë, e edhe të luftojë për luftë çlirimtare, po që se e kërkon nevoja. Zyba njihet si heroi i protestave, shkruan sot, gazeta Zeri.
Sali Zyba, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” që nga themelimi i saj, tashmë drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, konsiderohet “heroi” i protestave dhe arrestimeve në Kosovë. Në një rrëfim ekskluziv për “Zërin”, Zyba sjell momente të vështira, të mira, mbi të gjitha të paharruara për kohën sa kaloi, më shumë se 30 herë, nëpër duar të policisë e nëpër burgje.
Më 2005, i ndaluar për herë të parë, Zyba nuk do që ta kujtojë herën e fundit kur është arrestuar, pasi që, sipas tij, hera e fundit ende nuk ka mbërritur.
“Për herë të parë në 2005-ën, në njërin prej aktiviteteve të “Vetëvendosjes”, e fundit nuk besoj që është ende e fundit. Kemi kohë për t’u arrestuar prapë, për të bërë aktivitete prapë, për të kontribuar prapë”, shprehet Zyba për gazetën “Zëri”.
E si i lënduar disa herë , ai thotë se pasojat afatgjate sa u përket lëndimeve kanë qenë të dukshme. Siç tregon Zyba, prejse e kishte lënduar boshtin kurrizor, edhe sot e kësaj dite ndihet efekti i këtij lëndimi. Porse, me bindje të thellë, ai thotë se do të vazhdojë tutje. Nuk do të ndalet.
“Po, një lëndim personalisht ka qenë në boshtin kurrizor, që ndoshta edhe sot pason kjo si vuajtje, por nuk e konsideroj se më ndal në aktivitet”, shton ai.
Përkundër asaj se ai përjetoi momente jo të lehta, arrestime, përjetime në burgje e lëndime, nuk ndihet i penduar për as edhe një veprim që e çoi shumë herë drejt prangave. Përkundrazi, ai thotë se me veprimet e tija ka kontribuar për vendin e tij..
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...