Google ADS

Ky është djali i cili u incizua duke qarë në masakrën e Reçakut (FOTO)

08:20 | 7 Mars 2017
M. A.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, në Reçak ishte kryer masakra e tmerrshme nga forcat serbe, e cila ngriti në këmbë gjithë botën.

Maskra kishte ngritur në këmbë gjithë botën për të ndal krimin kundër njerëzimit që po bënin forcat serbe në Kosovë.Në atë kohë bashkë me imazhet e trupave, në gjithë botën u pa edhe një 16 vjeçar duke vajtuar për më të dashurit e tij që ishin vrarë në një luginë në Reçak.

E pas 18 viteve nga ngjarja e tmerrshme, Metush Ramadani i cili në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçar, do të rrëfej tmerrin që pa me sy, shkruan Magazina.alKa qenë gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Hysni Demaku, i cili sot ka publikuar një foto me Metush Ramadanin i cili do të rrëfej ngjarjën për emisionin “Udhëve”.

tt_1488868580-1664090

“Pak njerez ndoshta nuk e njohin Metush Ramadanin, djaloshi qe shihet duke qare ne masakren e Reçakut.Ate bote Metushi ishte 16 vjeç. Metush Ramadani per here te pare rrefen tmerrin e perjetuar ne masakren e Reçakut, eksluzivisht per emisionin UDHËVE në RTK”, ka shkruar gazetari Demaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme