Mbi 6 milion euro është buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale 2017 që do të mbahen me 22 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, për “Arbresh.info” ka bërë të ditur se ky është buxheti i ndarë për këto zgjedhje, por se kostoja totale e zgjedhjeve mund të kuptohet vetëm pas përfundimit të procesit .
“Në ligjin e buxhetit për vitin 2017 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës është paraparë edhe buxheti për zgjedhjet lokale që janë 6. 2 milion euro të planifikuara për këtë proces. Por se sa do të kushtojnë këto zgjedhje ne do të mund ta dimë vetëm pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor”, u shpreh Elezi.
Në zgjedhjet lokale 2013, sipas Elezit, prej gjithsej 38 komuna, në 25 prej tyre ka pasur raund të dytë, që kishte bërë që kostoja të jetë më e lartë.
“Duke u mbështetur në përvojën e proceseve të kaluara zgjedhore lokale, jo gjitha komunat kanë arritur që të përmbyllin procesin zgjedhor në raundin e parë, dhe në shumë prej tyre kemi pasur raund të dytë apo balotazh. Kostoja e zgjedhjeve lokale varet edhe nga ajo se sa komuna shkojnë në raund të dytë.
Elezi ka bërë të ditur se buxheti për zgjedhjet lokale 2013 ishte 5 milion e 830 mijë euro./ Arbresh.info/Gita Lushi
Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie
Masakra në Nju Orlins: I dyshuari shtetas amerikan, në makin...
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans