Ky është borxhi total i Kosovës, ndaj shteteve të huaja

11:04 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Vlera e borxhit të jashtëm bruto të Kosovës në fund të muajit dhjetor 2019 ishte 2 miliard e 179 milionë euro.

Të dhënat për fundin e tremujorit të parë sipas kalendarit të publikimeve, publikohen më 30 qershor 2020, shkruan arbresh.info

Institucionet tek të cilat Kosova ka marrë borxhe janë: Fondi Monetar Ndërkombëtar 201.6 Banka Botërore 196.2 IBRD 1/ 135.6 IDA 2/ 60.5 Kreditorët tjerë 1,781.7.

Në një përgjigje dhënë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për arbresh.info thuhet se Kosova deri tani nuk është vonuar në kthimin e borxhit deri tani, prandaj edhe nuk tregon nëse i kushton vendit tonë vonesa e mundshme.

“Të dhënat e borxhit janë vlera në fund të periudhës. Meqë bëhet fjalë për borxhin e të gjitha entiteteve (si sektori qeveritar, institucionet financiare, ndërmarrjet, individët, etj.,) nuk kemi informata të plota për të ndarë secilën kredi sipas datës se kur është marrë. Mirëpo, zakonisht të dhënat për borxhin publikohen në këtë mënyrë. Kjo është praktikë edhe në vendet tjera.

“Nëse e keni fjalën për borxhin publik, deri tani nuk ka vonesa në kthim të borxhit”.

Kurse në pyetjen nëse ka ndikuar gjendja e koronavirusit, që Kosova të vonohet në pagesën e këtyre kësteve thonë se nuk janë mbledhur ende të dhënat.

“Informatat për këtë pyetje ende nuk janë mbledhur. Të dhënat për borxhin publikohen në baza tremujore. Të dhënat e tremujorit publikohen në afatin prej 90 ditësh”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe Banka Botërore në raportin e saj për Kosovën ka parashikuar rënie ekonomike prej 4.5 për qind në vitin 2020, e që do të pasohet me rikthim në rritje në vitin 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme