Ky është admini i grupit “Albkings” që terrorizoi vajzat

14:04 | 18 Prill 2024
R J

Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’.

I dyshuari është Edin Nevzati. Ai i ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa Fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme