Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka njoftuar përmes Facebook-ut se Liridon Aliu është bërë pjesë e VV-së.
Në shkrimin e tij Kurti tregon të arriturat e Aliut si psikolog dhe punën e tij me fokus çështjet sociale.
“Fushat e interesit të tij janë: çështjet sociale, ekonomia, burimet njerëzore dhe psikologjia organizative. Por, tash është edhe politika, sepse është Lëvizja VETËVENDOSJE!, ku u anëtarësua. Liridon Aliu ka studiuar për Psikologji dhe Ekonomi në UP, ka mbaruar studimet master në Menaxhment në UP dhe tash po i vijon studimet master në Psikologji shkollore dhe këshillim. Prej 12 viteve punon në pozita të ndryshme si psikolog dhe menaxher i projekteve në organizata joqeveritare me fokus të veçantë në çështjet sociale. Për një periudhë ka punuar si ligjërues i lëndëve te menaxhmentit në Kolegjet private. Është bashkëthemelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-sociale dhe bashkëthemelues i revistës ‘Psika’, ku ka punuar në pozitën e redaktorit”.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat