Google ADS

Ky është 16-vjeçari i vrarë sot në Prishtinë (FOTO)

17:12 | 16 Shtator 2017
Arbresh.info

16 vjecari i cili është vrarë sot në Prishtinë është Aulon Zeka.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në Institution e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mësohet së viktima ka jetuar në lagjen “Kodra e Trimave” afër shkollës fillore “Zenel Hajdini”.

Ende nuk dihet për shkaqet e kësaj vrasje, derisa prokuroria e ka cilësuar si vrasje të rëndë.

Zëdhënësja e PK-së, Ahmeti i tha portalit “Gazeta Blic” se në këtë kohë policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti, i cili sipas saj u cilësua vrasje e rëndë nga ana e Prokurorit të Shtetit.

“Aktualisht njesitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Rasti nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar si vrasje e rëndë”, ka deklaruar ajo.

zeka

13308136_1054910287923050_5649348343335494882_o

12961144_1020123304735082_2352160888113428692_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme