Buka është një ndër ushqimet bazë që nuk mungon pothuaj kurrë në tryezën e konsumatorëve shqiptarë. Mirëpo kur bëhet fjalë për zgjedhjen e saj, jemi gjithmonë skeptikë nëse duhet ta konsumojmë të bardhë apo të zezë, me apo pa fara, me maja etj.
Ekziston bindja se buka e prodhuar në shtëpi është më e shëndetshme, kurse buka e prodhuar në furrë shihet si ‘’e keqe’’. Por, duke qenë se jo të gjithë kemi mundësinë ta gatuajmë në shtëpi, këshillohet që të paktën të zgjedhim bukën e zezë dhe atë integrale. Por a jeni të sigurtë që kjo lloj buke është vërtetë e shëndetshme? Duke qenë se konsumatori shqiptar është gjithnjë i vendosur përballë pasigurisë ushqimore, dhe mosfunksionimit të instucioneve përkatëse kontrolluese, Top Channel ka realizuar një eksperiment të thjeshtë me ujë dhe rezultati është me të vërtetë skandaloz.
Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka kryer për Top Channel një eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale. Kjo lloj buke lëshon ngjyrë kur futet në ujë për 60 minuta, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. “Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marrin miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet ai. Ai thekson se ndër ngjyruesit që përdoren në bukën e zezë e atë integrale ka edhe ngjyrues të cilët dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në shkaktimin e sëmundjes së kancerit.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...