Nesër pritet të takohen kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Samitin e Londrës, i cili mbahet në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se fokusi i këtij Samiti do të jenë siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi politik.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë për gazetën “Zëri” ka konfirmuar se më datën 10 korrik kryeministrja britanike Theresa May do ta presë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër si një shenjë e angazhimit të gjatë të këtij shteti në rajon dhe në sigurinë evropiane.
Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Londër, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Në sesionin kryesor të datës 10 korrik do të jenë dy sesione, njeri i udhëhequr nga kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May dhe tjetri sesion nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në këtë Samit përveç kryeministrit Haradinaj marrin pjesë edhe ministrat Behgjet Pacolli e Bejtush Gashi.
“Në Londër, po në këtë Samit, me rol të veçantë do të jenë edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi. Ekonomia, politika e jashtme, çështjet bilaterale, siguria dhe migrimi janë disa nga temat e Samitit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.
Kurse profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për gazetën “Zëri” se samitet e tilla janë shumë të rëndësishme, në radhë të parë për faktin se janë forume ku mblidhen krerët e shteteve, që mund të jenë presidentë vendesh ose kryeministra ose edhe mbretër.
“Nisur nga primati i Samitit, nuk do koment se është një eveniment i një rëndësie të veçantë dhe në dritën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Është po ashtu i rëndësishëm për faktin se do të rikonfirmohet edhe një herë interesimi i BE-së, në radhë të parë i shteteve më të fuqishme, për përfshirjen e kësaj pjesë në BE”, ka vlerësuar Hoti./Zëri/
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Kënga që Liam Payne incizoi para vdekjes nuk do të publikohe...