Të shtrirët në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pritet të kenë furnizim më të mirë me ushqim.
Kjo pasi së shpejti në QKUK do të bëhet rinovimi dhe furnizimi me pajisje për të gjitha klinikat, shkruan arbresh.info.
Kështu u bë e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyratre të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën “Renovimi i kuzhinave në klinikat e QKUK-së dhe furnizimi me pajisje për kuzhinat e klinikave”, janë planifikuar të shpenzohen rreth 200 mijë euro ose saktësisht 174 mijë e 920 euro.
Lloji i procedurës do të jetë i hapur ndërsa janë paraqitur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 21 marsi./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër