Kuvendit Komunal i Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme, vetëm asamblisti i AKR-së prezent

10:12 | 24 Prill 2025
E.H

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur sot një seancë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 10:00.

Ndonëse ka ardhur koha për fillimin e kësaj seancë, asamblistët komunal të kryeqytetit nuk janë paraqitur ende në sallë, përveç asamblistit të AKR-së, Sami Boroci.

Kujtojmë se pika e rendit të ditës është propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Këtë seancë, asamblistët e LVV kanë njoftuar se do ta bojkotojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm