Po ashtu, Kuvendi votoi pro me 79 vota, amendamentin 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.
Shefi i Grupit Parlamentari të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është obligim i joni që sportin dhe kulturën ta vëmë prioritet.
Krasniqi ka kërkuar nga deputetët që të ketë konsensus për votimin e ligjit për sponzorizime.
“Ne e kemi ftuat këtë seancë të jashtëzakonshme duke besuar që kjo është temë urgjente. Ligji për sponorizime është mundësia e vetme që e nxitë biznesin të investojë në sport dhe kulturë. Ky ligj nuk mundet mu keqpërdor ashtu qysh po mendojnë disa”, ka thënë Krasniqi.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se kjo parti e mbështetë idenë për sponzorizimin e sportit.
“Me këtë jemi marrë edhe në Qeverinë e kaluar dhe tash qëndrojmë prapa kësaj ideje/ Atë që ne e kemi kërkuar është që të rritet potenciali për sponzorizim të sportit për 30% të fitimit bruto. Çka nënkupton, mundësi për sponzorizim të sportit deri në 300 milionë euro brenda vitit”, tha Hoti në seancën e jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Glauk Konjufca, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në fjalën e tij tha se VV e përkrah këtë amendament por do të mbikqyrin vazhdimisht se si do të bëhen sponsizimet.
Ai ngriti shqetësimin se frikësohet siç tha ai “që pas 3-4 vjetëve klubet tona nuk do të quhen “KF Prishtina”, por Z-Mobile, Devolli apo ETC, dhe do t’i fitojnë të gjitha ligat e Kosovës”. Konjufca tha poashtu se miratimi i këtij ligji mundë të sjellë një disbalanc të madh ndërmjet sportit dhe kulturës.
Ministri Kujtim Gashi ka kërkuar se në emër të Qeverisë së Kosovës të votohet ky amandament.
Komisioni për Buxhet dhe Financa në seancën e sotme bëri të ditur se nuk e mbështesin amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së në projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Kështu bëri të ditur kryetari i këtij komisioni Lumir Abdixhiku, i cili tha se komisioni po as Ministria e Financave nuk e përkrahin amendamentin e deputetit Bekim Haxhiu./Arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...