Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare e mbetur në gjysmë nga java e kaluar, shkruan arbresh.info.
Në rend dite janë Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...