Google ADS

Kuvendi vazhdon sot seancën e djeshme dhe një të re me 26 pika të rendit të ditës

07:27 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot sërish për të vazhduar seancën e mbetur dje në gjysmë për shkak të mungesës së kuorumit pas lëshimit të sallës nga dy partitë opozitare, VV e LDK.

Ky veprim i opozitës u bë pasi nuk u votuan rekomandimet e dala nga Interpelanca e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Në rend dite për sot janë:

  • Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  • Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
  • Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Po ashtu, Kuvendi do të mbajë sot seancë me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 2 dhe 8 mars 2018:

  1. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,
  2. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,
  3. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),
  4. Votimi në parim i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,
  5. Votimi në parim i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,
  6. Votimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
  7. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,
  8. Votimi në parim i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  9. Votimi në parim i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  10. Votimi në parim i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,
  11. Votimi në parim i Projektligjit për shërbimet postare,
  12. Votimi në parim i Projektligjit për Metrologji,
  13. Votimi në parim i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,
  14. Votimi në parim i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,
  15. Votimi në parim i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,
  17. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  19. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,
  21. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
  22. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  23. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
  24. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  25. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  26. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme