Google ADS

Kuvendi vazhdon sot seancën

09:31 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare.

Sipas një njoftimi për media seanca do të vazhdoj në orën 10:00 me 22 pika të rendit të ditës.

R e n d i i d i t ë s

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z.
Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës
05.03.2018,

6. Votimi në parim i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës,

7. Votimi në parim i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe
Institucionet Financiare Jo Bankare,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
04/L-179 për Transportin Rrugor,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
05/L-064 për patentë shoferi,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.
04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,
në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe
Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për
vitin 2017,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

25. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të
Kosovës,

26. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

27. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të
Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

28. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet
parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme