Pas diskutimeve nga anëtarë të Kryesisë se Kuvendit dhe kryetarë të grupeve parlamentare, me shumicë votash dje u vendos që mbledhja plenare e Kuvendit të vazhdojë sot pa ndryshime në rend dite.
Seanca e cila ishte paraparë të mbahej të enjten nuk vazhdoi punimet, pasi Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shenjë revolte ndaj deklaratave të misionit të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, propozoi vazhdimin e seancës për ditën e sotme.
Në këtë seancë përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohen për herë të parë 11 projektligje.
Projektligji që do të diskutohet është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit lirinë fetare në Kosovë, Projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë në Kosovë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligjit për ndërmjetësim, Projektligji për shoqëritë tregtare, Projektligjit për standardizim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, Projektligji për infrastrukturën kritike, si dhe Projektligji për noterinë.
Në vazhdim, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa më pas, tri raporte të institucioneve të pavarura për vitin 2016: raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe raporti për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë me formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, si dhe formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.
Dy pikat e fundit të rendit të ditës do të jenë: zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...