15:38 | 29 Maj 2018
Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj nesër seancan e papërfunduar më 17 maj.
Seanca do të vazhdoj në ora 10:00 me këto pika të rendit të ditës:
- Votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
- Votimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
- Votimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
- Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
- Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
- Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
- Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
- Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,
- Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV
- Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
- Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
- Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë.