Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë një varg projektligjesh.
Në këtë seancë përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohen për herë të parë 11 projektligje.
Projektligji që do të diskutohet është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit lirinë fetare në Kosovë, Projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trashëgiminë në Kosovë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore, Projektligjit për ndërmjetësim, Projektligji për shoqëritë tregtare, Projektligjit për standardizim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214, Projektligji për infrastrukturën kritike, si dhe Projektligji për noterinë.
Në vazhdim, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ndërsa më pas, tri raporte të institucioneve të pavarura për vitin 2016: raporti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016 dhe raporti për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë me formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb, si dhe formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa.
Dy pikat e fundit të rendit të ditës do të jenë: zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?