Kuvendi të mërkurën pritet të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

15:32 | 6 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancën e rregullt plenare.

Seanca fillon nga ora 10:00 do të jetë edhe propozimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

 Rendi i ditës

 ​1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,

4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,

8. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme