Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të hënën të mbahet seanca e radhës plenare.
Në konferencën për media pas mbledhjes, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi tha se në seancë do të diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
“U vendos që ditën e hënë të këtë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. Pra do të jetë një seancë dinamike, e cila e ka një fokus të veçantë”, tha Gashi.
Gashi tha se nuk do ta votojnë buxhetin në formën që është tani, por shtoi se do të japin vërejtjet, propozimet dhe nëse merren në konsideratë do ta shohim si mundësi.
“E para ka të bëjë me ndërhyrjen e buxhetit në ligjin për Pagat në sektorin publik. Ndërsa e dyta është që tentojnë me bë këta është me ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme. Po ashtu e njëjta vlen sepse në ligjin specifik ndërhyhet me një ligj të karakterit të përkohshëm”, tha Gashi./Arbresh.info
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...