Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për të diskutuar rreth gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili si problematikë e ka përmendur korrupsionin e sundimin e dobët të ligjit. Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se të enjten në rend dite do të jenë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk po arrijnë të kalojnë.
“Më 2 maj do të diskutohet lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasohet më pastaj me diskutimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Të gjitha këto marrëveshje e kapin shifrën prej 390 milionë euro, dhe për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës dhe mospërkushtimit të partive opozitare këto kanë mbetur të bllokuara”, tha ai.
Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e tyre që në një nga seancat plenare të diskutohet për qeverisjen Kurti. Andaj ai edhe ka kërkuar nga shefi i qeverisë, Albin Kurti që të ballafaqohet në Kuvend me opozitën.
“Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të debatuar për dridhjet e qeverisë është miratuar por në seancën e ardhshme ne do të debatojmë për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Seanca e radhës fokusin kryesor do ta ketë në një raport i cili në esencë e targeton qeverinë si institucion që ka probleme serioze me çështjen e korrupsionit dhe çështje tjera. Ne presim dhe kërkojmë që kryeministri të jep llogari. Më 22 mars ne kemi pasur karkesë për t’u ballafaquar me mocion për shkarkimin e qeverisë dhe ne kërkojmë që kryeministri të vjen në Kuvend e të ballafaqohemi. Ne besojmë që kjo është qeveria më e dobët që kemi pasur”, theksoi ai, raporton RTKlive.
Muja e Tahiri u pyetën edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Të njëjtit u shprehën optimistë për rrugën e Kosovës drejtë këtij Këshilli, derisa thanë se anëtarësimi në të nuk kufziohet me themelimin e Asociacionit.
“Është e rëndësishme që vende si Serbia mos të kenë veto për të ardhmen demokratike të shteteve tjera. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës”, tha deputeti Muja.
Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se qeverisja e Kurtit, sipas tyre, ka katër tendenca.
“Tendenca e parë është kalimi i ligjeve antikushtetuese të cilin ne e kemi bllokuar vazhdimisht. Tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura. E treta ka qenë në vazhdimësi pengimi i Lëvizje Vetëvendosje që të kryhet një nga funksionet kryesore të Kuvendit e cila është mbikëqyrja e Komisioneve Parlamentare. Janë 6 komisione parlamentare që janë bllokuar. Në javën e fundit kemi pasur dy raporte ndërkombëtare të cilat nxjerrin një qeveri të dështuar. Qeveria Kurti shihet si një qeveri e korrupsionit masiv”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...