Google ADS

Kuvendi takon nesër grevistët e gjyqësorit me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri

14:50 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka vizituar sot grevistët e gjykatave dhe prokurorive të cilët janë duke mbajtur grevë që 6 ditë në Pallatin e Drejtësisë.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu ka shkruar në Facebook se deri në këtë kohë grevistët nuk ka shkuar për t’i takuar as ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përcjell arbresh.info.

Ajo ka bërë të ditur se nesër në ora 12:00 janë pajtuar që të presin kryetarin e sindikatës së punëtorëve, ministrin e Drejtësisë, kryesuesin e KGJK-së dhe atë të KPK-së.

Postimi i plotë:

Sapo përfunduam vizitën në pallatin e drejtësisë. Qëllimi i kësaj vizite me disa nga anëtarët e Komisionit, ishte njoftimi për së afërmi me kërkesat e tyre.

U njoftuam poashtu që deri në këtë kohë, askush nga niveli qeveritar nuk ka shkuar për t’i takuar madje as Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kërkesat e tyre kishin të bënin me:

– ngritja e pagave me qëllim të kthimit të dinjitetit të punëtorëve

– rregullimi i statusit të veçantë të tyre

– përvoja e punës

Kërkesat e tyre janë të drejta, andaj edhe ofruam mbështetjen e Komisionit dhe të njëjtat duhet të jetësohen sa më parë.

Pas këtij takimi u dakorduam që neser ne oren 12:00, të presim në Kuvend z. Naim Shala – kryetar i sindikatës, Ministrin Abelard Tahiri, kryesuesin e KGJK, Nehat Idrizi dhe atë të KPK, Blerim Isufaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme