Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtojë projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Deputetët pritet të vendosin nëse do të ia japin tutje besimin presidentit.
Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtojë projekt-platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Deputetët pritet të vendosin nëse do të ia japin tutje besimin presidentit Hashim Thaçi, që në cilësinë e presidentit të Kosovës, të përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë që po mbahen me lehtësimin e Brukselit dhe që pritet të përfundojnë brenda këtij viti me një marrëveshje kornizë me detyrime ligjore për të dyja palët.
Partitë opozitare tashmë janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pasur një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deri tanimë të dialogut që po vazhdon tanimë për pothuajse gati një dekadë. Si dhe janë shprehur kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovën nga presidenti Thaçi.
Shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është pika e 24-të në rendin e ditës së seancës plenare.
R e n d i i d i t ë s
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
6. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit Penal të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo Bankare,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-064 për patentë shoferi,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të statistikave zyrtare për vitin 2017,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2017,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
24. Shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve,
25. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
26. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
27. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
28. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës