Kuvendi sot shënon Ditën e Demokracisë

07:11 | 15 Shtator 2023
K.B

Kuvendi i Kosovës sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Pavarësisë.

Shënimi i kësaj ditë do të fillojë me hapjen e dyerve të Kuvendit për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, shrkuanArbresh.info.

Po ashtu do të mbahet panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, tryezë dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

Agjenda:
10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit

10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë ku do të marrin pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit , Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë, Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë

10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile te Hollli i Kuvendit

10:30 Punëtori për Demokraci – Demos-t te Oborri i Kuvendit

11:00 Lojë shahu nga persona të verbër te Holli i Kuvendit

11:15 Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

14:00 Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë – Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës në faqen e Kuvendit në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme