Google ADS

Kuvendi sot seancë, në rend dite propozimi për caktimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike

07:44 | 28 Prill 2022
S D

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të rregullt plenare, ndërkaq në rend dite është propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Seanca e Kuvendit mbahet në orën 10:00.

Rendi i ditës

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme