Google ADS

Kuvendi sot me dy seanca me rreth 50 pika në rend dite

07:21 | 5 Dhjetor 2024
E.H

Kuvendi i Kosovës sot do t’i mbajë dy seanca plenare.

Në seancën e parë në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 31 tetor dhe 4 nëntor 2024 dhe pritet të filloj nga ora 10:00, përcjell Arbresh.info.

Pikat e rendit të ditës të seancës së parë:

8. Votimi i propozimit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

9. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,

10. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,

11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,

12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,

13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

20. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,

21. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,

22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

23. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,

24. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,

25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,

26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,

27. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

Ndërsa seanca e dytë plenare do të jetë e re me 28 pika në rendin e ditës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

10. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,

12. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave,

13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

14. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

15. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

16. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2022,

17. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2023,

18. Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-324 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-326 kundër dukurive negative në sport,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

25. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për caktimin e taksave vjetore për vitin 2025,

26. Miratimi i Rregullores se Punës se Komisionerit Parlamentar për Forcën e Siguresë se Kosovës,

27. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-087 për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2023./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme