Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare

07:30 | 16 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Kuvendi i Kosovës, sot duke filluar nga ora 10:00 pritet të mbajë seancën plenare të radhës.

Në seancën e të ditës së sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të votojë për propozimin e GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve nëpër komisione parlamentare, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në rend dite të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për verëra dhe shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme