07:00 | 22 Shkurt 2024
E.G
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimine seancës pleanere.
Sipas njoftimit, seanca do të mbahet në orën 11:00, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 14 shkurt 2024:
- Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
- Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative faza e dytë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-264 për rininë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
- Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-149,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-269 për kontrollin e kufirit shtetëror,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-282 për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-286 për shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-278 për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave,
- Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
- Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022,
- Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.2003/5 për farërat,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”./Arbresh.info/