Ekipi dialogues qeveritar, të cilin e kryeson Fatmir Limaj, vështirë se do të arrijë të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Negociatorët nuk po pranohen as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Delegacioni i caktuar nga Qeveria e Kosovës për negociata me Serbinë, në kuadër të fazës finale të procesit të dialogut, është thuajse i pamundur të votohet nga Kuvendi i Kosovës.
Ky delegacion që kryesohet nga Fatmir Limaj nuk po pranohet as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ekipi që udhëheq këtë proces duhet të legjitimohet nga Parlamenti, ashtu sikurse duhet të legjitimohet edhe platforma e negociatave me Serbinë, shkruan më tutje “Zëri”.
Në anën tjetër, pavarësisht se kryesuesi i këtij delegacioni, i caktuar nga Qeveria, Fatmir Limaj, është shprehur i gatshëm që udhëheqjen t’ia kalojë opozitës, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë shprehur kundër këtij ekipi.
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ky ekip nuk ka kurrfarë roli përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ulet dhe diskuton ende në tavolinë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkaq deputetët e PSD-së konsiderojnë se ekipi negociator nuk mund të caktohet nga ekzekutivi në asnjë mënyrë pa u ulur për të diskutuar rreth kësaj çështjeje fillimisht
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty