Kuvendi shqyrton sot Projektligjin për Statusin e mësimdhënësve të viteve 90’ta

09:41 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës parlamentare.

Në këtë seancë, ndër pikat e shumta të rendit të ditës do të jetë edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Ky Projektligj do të jetë pika e dytë e rendit të ditës pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme