Kuvendi shqyrton sot Programin e Qeverisë 2017-2021

07:34 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Seanca nis në ora 10:00, shkruan arbresh.info.

Për të debatuar lidhur me “Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021″, Kuvendi është mbledhur në 10 shtator në seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Por, në sallë ishin të pranishëm vetëm 31 deputetë nga gjithsej 120 dhe pas një debati seanca është ndërprerë për të vijuar pasi Programi i Qeverisë të dërgohet në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme