Google ADS

Kuvendi shqyrton nesër programin e Qeverisë 2017-2021

18:56 | 6 Dhjetor 2017
M. A.

Administrata e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër deputetët do të zhvillojnë seancën e radhës.

Në ketë seancë, siç thuhet në njoftim, do të jetë në rend dite vetëm një pikë: Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2017-2021.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Në Kuvendin e Kosovës sot dështoi miratimi në leximi të parë i Buxhetit të Kosovës për vitin 2018.

Sot deputetët kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme