Google ADS

Kuvendi shpërndahet pa debat

10:45 | 22 Gusht 2019
arbresh.info

Kuvendi ka votuar mocionin procedural që pa debat të shpërndahet Legjislatura e gjashtë (6) e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar te Kuvendit te Kosovës, Glauk Konjufca u ka kërkuar deputetët të mos debatojnë në seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai ka kërkuar që legjislatura e gjashtë të shpërndahet menjëherë, shkruan arbresh.info.

“Kuvendi duhet te shpërndahet sot menjëherë e jo sot të dëgjojmë 80 fjalime të deputetët sepse më shume po ngjan si fushatë zgjedhore”, ka thënë ai.

Konjufca ka shtuar gjithashtu se PDK e dëshiron shpërndarjen e Kuvendit.

“Si PDk dëshirojmë ta shpërndajmë Kuvendin menjëherë tash”, ka përfunduar ai.

E kjo seancë është thirrur me dy pika të rendit të ditës, miratimi i marrëveshje financiare IPA dhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme