Kuvendi shkon sërish në pauzë, nuk arrijnë të zgjidhen nënkryetarët nga Lista Serbe e minoritetet

14:27 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Pas zgjedhjes së Kadri Veselit kryetar i Kuvendit në legjislaturën e gjashtë, Kuvendi në seancën konstituive ka zgjedhur edhe nënkryetarët.

Xhavit Haliti nga PAN, Aida Dërguti nga VV e Kujtim Shala nga LDK janë votuar për nënkryetarë të Kuvendit, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë, kanë mbetur pa u votuar kandidati i komuniteteve Mufera Sinik dhe ai i Listës Serbe, Sllavko Siviq të cilët nuk kanë arritur të marrin votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këto pozita.

Për këtë arsye, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka kërkuar 15 minuta pauzë në mënyrë që të koordinohen për votim të këtyre dy kandidatëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme