Kuvendi shkon në pauzë, askush nga qeveria nuk ishte prezent

13:34 | 30 Nëntor 2020
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, tha se askush nga qeveria e Kosovës nuk është dhe i ka shtyre disa pika nga rendi i ditës.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë si dhe Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020-2024 janë shtyrë nga rendi i ditës.

Nagavci tha se askush nga qeveria nuk ishte që t’i arsyetoj këto pika.

Ndërsa shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, nuk është hedhur në votim pasi sipas nënkryetares Nagavci nuk kishte kuorum për vendimmarrje.

Grupet parlamentare në Kuvend i kanë dhënë përkrahje Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2019. Por, për votimin e kësaj pike nuk ka pasur kuorum.

Kuvendi pas këtyre diskutimeve ka dal në pauzë deri në orën 15:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme